Qindra mijëra njerëz kanë zënë radhë të gjata në rrugët e Parisit, sot e Shtunë, për t’i dhënë lamtumirën yllit Francez të muzikës ‘rock’, Johnny Hallyday, i cili vdiq në moshën 74 vjeç pas një beteje me kancerin në mushkëri.
Arkivoli i tij është mbajtur në krahë nga kortezhi në Champs-Elysees i prirë nga motorë të veshur në lëkurë.
Presidenti Emmanuel Macron bëri homazhe para këngëtarit në procesionin e lutjeve e kishës Madeleine.
Ceremonia pritet që të shikohet nga një numër i jashtëzakonshëm i publikut Francez.
Ndërsa kortezhi që mban arkivolin ka lënë shtëpinë e funeraleve në rrethia të Parisit, në Nanterre, rreth 700 motoçiklistë kanë zënë sheshin Champs-Elysees.
Arkivoli i bardhë i Hallyday lëvizet ngadalë nga Harku i Triumfit përgjatë rrugës së famshme teksa fansat e emocionuar duartrokasin dhe qajnë.
Anëtarë të bandës së ikonës Franceze do të luajnë më vonë versione të këngëve të Hallyday jashtë kishës Madeleine.
Fansat e tij nisën të grumbullohen në qytet përgjatë gjithë natës për të marrë pjesë në “homazhet kombëtare” për këngëtarin ndërsa skenat ishin hapur për të shfaqur rrugën e njeriut të njohur si “French Elvis”.
Veritas.com.al/