Vettingu, ky proces purifikimi në Drejtësi, është konsideruar si ‘dënim’ i disave që do të mbeten viktima të Reformës në Drejtësi. Kjo është perceptuar kështu jo vetëm nga shumica e njerëzve në publikun e zakonshëm, por edhe në radhët e zyrtarëve të shtetit.
Sot në Tiranë po zhvillohet një konferencë me temë “Lufta kundër krimit”, dhe ku marrin pjesë ministra nnga vendi e ambasadorë nga jashtë.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke folur në konferencën “Lufta kundër krimit” , tha se nismat me tolerancë zero kundër krimit janë në sinkron me reformën në drejtësi.
Ai tha se vettingu do të ndihmojë në pastrimin e policisë nga individë të inkriminuar.
“Këto nisma vijnë në kohën e duhur, mbështeten dhe janë në sinkron me procesin e reformës në drejtësi që ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve, ku presim shumë shpejt të shohim rezultatet e para të këtij procesi dhe fazën e ngritjes së institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë”, tha Xhafaj.
Ministri tha më tej se “Forca e Ligjit” nuk është i shkëputur nga operacionit e bëra nga policia e shtetit, duke shtuar se lufta anti-kanabis ka ndihmuar në hedhjen e hapave konkretë në kufizimin e të ardhurave të grupeve kriminale.
Veritas.com.al/