
Shqipëria nuk preket nga projekti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili parashikon garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize turistike apo biznesi. Të paktën jo në këtë fazë të parë të implementimit të tij.
Në një njoftim të Departamentit të Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis zbatimin më 20 gusht, do të zbatohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy shtete të Afrikës Jugore dhe Juglindore.
Burime për Abc Neës thanë se deri më tani në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë projekt pilot por më hyrjen në fuqi mund të ketë vende të tjera të cilat I shtohen listës.
Projekti i ri i vizave parashikon tre nivele garancie, 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë euro, shifer e cila përcaktohet gjatë procesit të intervistimit nga stafet e ambasadave dhe në varësi të rrezikshmërisë për shkeljen e vizave.
Garancia nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve që marrin pjesë në programin e heqjes së vizave dhe mund të përjashtohet për të tjerët në varësi të rrethanave individuale të aplikantit. Kjo nuk është hera e parë që propozohen garancitë për vizat por në të shkuarën nuk janë zbatuar. Departamentin Amerikan të Shtetit e ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë.
Megjithatë, ky qëndrim i mëparshëm nuk mbështetet nga ndonjë shembull apo dëshmi e kohëve të fundit, pasi garancitë për viza nuk janë kërkuar përgjithësisht në ndonjë periudhë të fundit.
Ky projekt pilot vjen në një kohë që administrata Trump ka shtuar rregullat për rinovimin e vizave ndërsa një raport i Departamentit për Sigurinë e Brendshme thotë se përgjatë 2023, 42 % e 11 milionë të huajve që hynë me vizë të rregullt me afat nuk u larguan më nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komente