Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku e cilësoi pritjen e kryeministrit Edi Rama në Paris si të jashtëzakonshme që “flet” për një nivel të ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës. Në një intervistë për “Newsline”, ministri shtoi se Franca është një faktor shumë i domosdoshëm në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Ishte një pritje e jashtëzakonshme, e një nivel të madh që flet për një nivel të ri të marrëdhënieve që Shqipëria ka me Francën, me një nga vendet më të rëndësishme me BE dhe nuk është një çështje që ndikon në ato marrëveshje që u prekën atë ditë por që ka një rëndësi strategjike për mënyrën se si neve përqasemi dhe afrohemi në BE. Në fjalët e Macron u ri tha disa herë dy gjëra të rëndësishme. Së pari, që ai vlerëson se Franca ka një marrëdhënie speciale me Shqipërinë që është një hap i rëndësishëm duke qenë se Franca është një aktor më shumë sesa i domosdoshëm për të qenë në krahun tonë në rrugën drejt BE por dhe në konceptin që Macron ka propozuar për një mënyrë të re se si vendet e ballkanit të afrohen në BE dhe pasja e Francës një aleat në këtë proces është padyshim një tregues shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe mënyrës se si ne i afrohemi BE-së.  Ka edhe elementë që lidhen në mënyrë specifike në secilën prej fushave.”, u shpreh Mazniku.

Duke u ndalur tek marrëveshjet e nënshkruara dhe diskutimet për biznesin, ministri deklaroi se institucionet shqiptare do të bashkërendohen me Francën për projektet e BE-së.

“Franca ka një model të avancuar të kompanive bashkiake që ofrojnë shërbime për qytetarët në territorin e tyre, model që duam ta shohim për ta nxitur edhe në Shqipëri për t’i bërë bashkitë që janë më aktive nëpërmjet entiteteve që iu ofrojnë shërbime qytetarëve. Dhe së treti, një ndër fushat që duam të bashkëpunojmë me Francën është për të shkuar së bashku me projekte të BE, për të pasur mundësi që Shqipëria dhe bashkitë shqiptare të rrisin kapacitetin e tyre për të tërhequr fonde nga BE duke bashkërenduar punën me institucione franceze.”, shtoi ministri.

Më tej, ai bëri të ditur se deri në fund të vitit synojnë të sjellin në Shqipëri “Shkolla 42”, një ndër shkollat më të avancuara për teknologjinë. Kjo shkollë do t’i bashkangjitet TUMOO-s te Piramida, dhe do të shërbejë për të trajnuar të rinjtë nga mosha 18 vjeç për të marrë njohuri në këtë fushë.

Franca është një ndër vendet më të zhvilluara në botë në cështjen e teknologjisë dhe jo vetëm në çështjen e teknologjisë,. është një ndër vendet më të avancuara të open data, ka një model ë avancuar të AI dhe një seri modelesh një prej tyre ajo që njihet si shkolla 42, ndoshta më e mira në botë për aftësimin në programim të të rinjve, një shkollë ndoshta më e mira në bvtë për aftësimin në programim të të rinjve, e njohur nga qeveria franceze dhe të jetë një ndër entitetet e para që të hapet brenda fundit të këtij viti te piramida, që i shtohet Tumoo, që trajnon në kodim dhe teknologji fëmijët nga 12-18 ndërkohë që me shkollën 42 i shtojmë fashën tjetër të arsimit nga 18 e më lart të të rinjve më lart në kodim dhe inteligjencë artificiale dhe në të gjithë fushën e teknologjisë. Marrëveshja paraprakë është arritur dhe synojmë që brenda në fund të këtij viti të vijë në Tiranë. “, tha ai./