Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë është publikuar sot në Fletoren Zyrtare, pasi dy vendet e nënshkruan atë më 18 mars.
Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike.
Kjo marrëveshje u arrit gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama në Itali.
VERITAS.COM.AL