KUKËS- Reshjet e para të dëborës mbulojnë zonat malore të Kukësit. Ato nisën pas mesnate dhe po vijojnë me intensitet të ulët duke krijuar një shtresë, e cila shkon deri në 15 centimetra .

Kushtet e motit dhe reshjet e dëborës kanë ulur ndjeshëm temperaturat në këto zona duke i zbritur në 0 deri 3 gradë Celsius.

Në shumë fshatra të njësisë administrativë Shishtavec është ndërprerë energjia elektrike. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtur rrugët në qarkullim të plotë dhe pa pengesa/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *