Koment/

Nesër, data 19 dhjetori, do të ishte dita e fundit e afatit të ‘djegies’ së pagave për deputetët e Opozitës. Ata kanë 6 muaj që mungojnë në Kuvend; po të mos shkojnë edhe kësaj here, u digjen pagat. Mirëpo deputetët e opozitës nuk bien në këtë grackë: Ata do ta marrin rrogën edhe pse nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit.

‘Sebepi’ për t’u kthyer te rrogat në Kuvend është gjetur me ‘studentët’. Opozita thotë se do të shkojë në seancën parlamentare sepse do të flitet për  protestën e studentëve. Deri dje varianti ishte se ‘do të flitet për Vettingun’.

Sidoqoftë, deputetët mendojnë se ‘populli është dele’; por e mira është që të vijnë në Kuvend e të bëjnë punën që u takon.

Pas shumë kohësh bojkot, apo marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin,  sikundër e kane konsideruar, opozita do të marrë pjesë në parlament në dy seancat parlamentare të kësaj jave.

Ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike bëri me aleatët.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Nard Ndoka, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Veritas.com.al/