Pasuria personale e Vladimir Putinit është sot 8.6 milionë rubla, ose 119 mijë euro. Kjo sipas deklarimeve te te ardhurave zyrtare të vitit 2018,qe bashkon pagën e presidentit rus, pensionin ushtarak, disa interesa mbi kursimet dhe disa investime. Një shifër që nuk i ka bindur kundërshtarët e udhëheqësit rus, si Bill Browder,ne krye te fondit të investimeve Hermitage Capital Management,sipas te cilit Putin kishte një pasuri perrallore që e bënte atë një nga burrat më të pasur në botë.

Sipas financierit, Putin gëzonte të paktën 200 miliardë dollarë,vetem si pasuri personale.

Një teori që gjen konfirmim në deklaratat që Browder ka lëshuar në vitin 2017 në Komisionin e Drejtësisë të Senatit Amerikan. I dëbuar nga Rusia në vitin 2005, financieri kishte folur për Putin si “një nga njerëzit më të pasur në botë”,mbi të gjitha falë asaj që ka vene mënjanë” në mënyrë të paligjshme” në 17 vjet të pushtetit.

Dyshimi për pasuritë e presidentit rus gjithashtu ishte ngritur nga hetimet gazetareske të Panama papers, që kishte hipotetizuar se si pjesë te pasurisë së Putinit ishin regjistruar ne emer të te afërmve dhe miqve. Stili i tij i jetesës, sipas kundërshtarëve politikë,demonstronte pasurinë e tij të pafund: duke filluar me orët e luksit qe mban në dore, nga Patek Philippe prej 60 mijë dollarë tek Blancpain Léman prej 10 mijë, duke kaluar për A. Lange & Sohne prej platini , 500 mijë dollarë.

Veritas.com.al/