(FOTO: Aktori amerikan Steven Seagal dhe presidenti rus, Putin)

Presidenti Vlaldimir Putin, personalisht i ka dorëzuar pasaportën ruse aktorit Steven Senegal dhe ka thënë  se ky gjest tregon “normalizimin” e tendosura mes Moskës dhe Washington

Teksa qëndronin në një tavolinë të rrumbullakët para kamerave televizive, presidenti Rus paraqiti “Hollywood star” tek firmoste pasaportën.

Atëherë, të dy burrat u ngritën më këmbë dhe shtrënguan duart. Putin i tha: “Ju uroj!”, ndërsa

Seagal u përgjigj në rusisht: “Faleminderit shumë!”

Kremlin shpërndau një transkiptim të bisedës së tyre; ata folën mbi shtetësinë dhe ishin në një mendim se kjo duhet të jetë “akt absolutisht i depolitizuar”.

Putin tha se shpreson që ta shtojë Seagal në listën e personaliteteve që kanë marrë shtetësi Ruse, dhe kjo, në pak vite do të shikohet si një “shenjë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Seagal e quajti pasaportën një “nder i madh”, dhe Putin iu përgjigj duke i thënë se shpresonte që “raportet personale do të jenë të qëndrueshme dhe do të vazhdojnë”.

Para këtij ati, aktori veteran Francez, Gérard Depardieu, mori pasaportën ruse në vitin 2013.

Putin i ka dorëzuar shtetësinë boksierit amerikan,  Roy Jones Jr pas një çaji në Krimea. Fama e Seagal nisi të rritet në vitet 1980s dhe 1990s me filma të tillë si “Under Siege” dhe “Above the Law”, por ai mbetet shumë popullor në Evropën Lindore; më parë i ishte garantuar qytetaria Serbe.

Pas aneksimit të Krimesë nga Putin, Seagal e quajti Putinin “një nga liderët më të mëdhenj që jeton sot në botë”.

/Veritas.com.al/