Sekuestrohet mjeti lundrues i dyshuar me drogë në Vlorë. Pas një operacioni prej 5 orësht gomonia e cila dyshohet se ngarkoi drogë në Vlorë u braktis nga skafistët dhe u bllokua nga policia.
Ndërkohë po vazhdon kontrolli nga toka. Të gjitha forcat kanë rrethuar zonën dhe po vazhdojnë kontrollin.
Pakot që dyshohet se janë me lëndë narkotike janë hedhur në det. Veprimet po i kryen policia e Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet se si mjete të policisë detare vijon aksionin në det, ndërsa nga sipër është dhe një helikopter i cili monitorin nga ajri për kapjen e trafikantëve.
VERITAS.COM.AL/