Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në mesditë në Kotë të Vlorës.
Burimet nga policia bëjnë me dije se viktima është 64-vjeçari Fatmir Hodo, kryetar i komunës në Kotë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimës.
Autori Admir Delaj, rreth 43 vjeç pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 64-vjeçarin është larguar por është kapur nga policia.
viktima e autori kanë qëndruar rreth 30 minuta bashkë në tavolinën e një bari. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë i nxehur, është çuar nga tavolina, ka marrë armën çifte dhe është kthyer për të kryer krimin.
Ngjarja sipas policisë:
Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi Admir Delaj dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.
Veritas.com.al/