Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha në Kiev se Ukraina do të marrë 3.5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në mars.
Sipas saj, Ukraina do të përfitojë gjithashtu nga planet e Bashkimit Evropian për të rritur prodhimin e armëve dhe për të forcuar aftësitë mbrojtëse, raporton Reuters.
Von der Leyen udhëtoi me tren për në Kiev mëngjesin e sotëm, ku po zhvillohet një samit i liderëve evropianë për të shënuar përvjetorin e tretë të fillimit të luftës në Ukrainë.
“Në përvjetorin e tretë të pushtimit brutal të Rusisë, Evropa është në Kiev.
Sot jemi në Kiev, sepse Ukraina është Evropë.
Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që rrezikohet. Ky është fati i Evropës”, tha Von der Leyen në një postim në mëngjes në rrjetin X.
Komente