Vota e Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara mbi vendimin e Shtëpisë së Bardhë për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, ka shkaktuar traumë në opinion. Shqipëria dhe kombi shqiptar- të njohur botërisht si më të afërt me Shtetet e Bashkuara, papritur renditet në radhën e shteteve kundër Shteteve të Bashkuara.

Këtë e bëri qeveria shqiptare.

Që dje pasdite kur u konfirmua vota kundër Amerikës, ka disa deklarata dhe prononcime rreth aktit. Deklaratat nga institucionet shtetërore ku partia në pushtet nuk ka dominancë thonë se vota në Asamblenë e UN nuk ka fuqi shtetëror; aq më pak konfirmon vullnetin popullor. Ndërsa institucionet e kontrolluara nga qeveria dhe maxhoranca e saj, akoma heshtin.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se ky votë nuk ka vlerë shtetërore, sepse “nuk është qëndrim shtetëror”. Njëkohësisht ai theksoi se vota nuk ka as ‘konsensus mbarëkombëtar”. Presidenti e konsideron ‘qëndrim të panevojshëm’. Ai tha se SHBA ‘mbetet partneri ynë strategjik’ dhe se ‘kombi shqiptar nuk harron kurrë dhe i janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara mbi  ekzistencën jetike të kombit tonë;

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani, thotë se vota në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara nuk kishte një diskutim dhe as miratim publik para se të hidhej në Neë York.

Ai shkruan se “Shqipëria u pozicionua politikisht kundër Amerikës në OKB’, gjë që konsiderohet një dëm shumë i madh- vë në duke ish- presidenti i Republikës.

Kuvendi i Shqipërisë, i cili ndodhet nën dominancë totale nga PS në qeveri, nuk është shprehur dhe as pritet që të shprehet.

Partitë politike si PD, LSI, LIBRA dhe PR kanë shprehur qëndrime shumë kritike ndaj votës së qeverisë shqiptare kundër Shteteve të Bashkuara.

Veritas.com.al/