Seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me tensione, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren me argumentin se nuk u ishte dhënë fjala. Ndërkohë, mazhoranca propozoi ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri.

Ndryshimi i rendit të ditës u miratua me 83 vota pro nga deputetët e shumicës, ndërsa opozita vijoi të qëndrojë në foltore në shenjë proteste.

Mes kaosit, në seancën e sotme u votua edhe për ministrat e rinj, pasi një ditë më parë presidenti Begaj dekretoi 7 ndryshime në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi i ministrave

Belinda Balluku 85 vota

Elisa Spiropali 83 vota

Pirro Vengu  81 vota

Albana Koçiu 83 vota

Besfort Lamallari 83 vota

Toni Gogu 82 vota

Emërimet

Albana Koçiu zv/kryeministre 83 vota pro 3 kundër

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm 83 pro 4 kundër

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm 83 vota pro 4 kundër

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes 83 vota pro 6 kundër

Toni Gogu ministër i Drejtësisë 83 vota pro 5 kundër

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 vota pro 6 kundër

Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin 82 vota pro 4 kundër.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *