Pas një seance maratonë që zgjati dy ditë, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 77 vota pro dhe 22 kundër votuan për qeverinë e re të kryeministrit Hristijan Mickoski.
Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM.
Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian u largua nga seanca para votimit.
“Duhet punë projekte konkrete. Këtë e premtoj sërish para jush. Shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe institucionet do të punojnë për ta”, tha Mickoski në fjalimin e parë pas votimit në Kuvend.
Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo e kaluara. VMRO-DPMNE do të udhëheqë me 15 portofole, 6 ministri janë të VLEN dhe 2 të ZNAM.
Νjë ditë pas betimit të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, ka kritikuar ashpër përsëri Shkupin zyrtar para Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg .
“Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, udhëheqja shtetërore dhe politike e vendit vendosi sistematikisht dhe me këmbëngulje që të mos përdorë emrin kushtetues të saj në diskursin publik brenda vendit. Kjo përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes së Prespës, e cila parashikon përdorimin e njëtrajtshëm të emrit Maqedonia e Veriut, brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë ai.