Nga të dhëna paraprake duket se pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët. Edhe pse koha e votimit është shtyrë edhe një orë (nga 19.00 në 20.00), përsër pjesëmarrja ka mbetur e ulët.
Votuesit kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi më mirë se të shkojnë në votime.
Kryeministri Rama, i shqetësuar për pjesëmarrjene ulët, ka bërë dy herë thirrje publike që njerëzit të dalin nga shtëpitë e të vijnë në votime.
“Kujtdo nga ju që s’është sot në Shqipëri i lutem: Ngri telefonin! Nxiti të votojnë familjarët, fqinjët miqtë të njohurit e tu këtu në atdhe”, shkruan Rama në mesazhin e parë.
Ndërsa pak më parë shkruan një mesazh të dytë:
“Voto. Voto. Voto. Mungesa është gjithnjë gabim. Vota sot vlen shumë. Për Ty, Ne, Shqipërinë. Qentë le të lehin, karvani forca përpara. Të gjithë për Shqipërinë”, shkruan ai në mesazhin tjetër.
Edhe kryetari i Opozitës ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime. EEdhe një orë ka mbetur- thotë ai në video- shfrytëzojeni këtë kohë për votime”
Pritet që të publikohet një shifër, të paktën e përafërt, mbi pjesëmarrjen në zgjedhje.
Veritas.com.al/