FIER- Dymbëdhjetë persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, mes tyre familjarë të Azgan Mërnica, i cili dyshohet si autori vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenaliaj.
“Janë 12 persona që janë shoqëruar dhe marrë në pyetje, mes tyre dhe familjarë të tij”, raporti gazetari Ervin Leka.
Autori i dyshuar i krimit ka qenë në makinë bashkë më nënë e tij. Referuar dëshmisë së nënës së autorit, konflikti ka nisur në një rrugë të ngushtë në fshatin Baltëz dhe më pas ka agravuar deri në përplasje me armë.
“Ajo ka thënë se janë konfliktuar për një rrugë të ngushtë në afërsi të fshatit, dhe në këtë moment konflikti ka agravuar.
Sipas dëshmisë, nëna e tij ka tentuar ta ndalojë të birin të mos dilte nga makina, por përpjekja e saj ka rezultuar pa sukses.
“ Ajo [Nëna] ka tentuar që ta ndalojë djalin e saj, por nuk ka arritur dhe ai ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar për vdekje”, shtoi gazetari Leka./