Muaj pas një person ishte qëlluar me armë për vdekje në një park në Berlin, Gjermania ka hedhur poshtë diplomatët rus sepse janë të dyshuar se vrasja ishte urdhëruar nga Rusia ose nga Republika Çecçene e Rusisë.

Dëbimi erdhi menjëherë pasi kryeprokurori i Gjermanisë vendosi të marrë në dorëzim dosjen.

Gjermania ka akuzuar Rusinë se ka dështuar që të asistojë në hetime.

R usia e ka kundërshtuar akuzën për përzierje në vrasje si një akuzë “absolutisht të pathemeltë” dhe ka thënë se do të kundërpërgjigjet.

Zelimkhan Khangoshvili, një ish komandant rebel 40 vjeçar i Çeçenisë, u qëllua në kokë nga prapa shpine në parkun Kleiner Tiergarten në muajin Gusht. Një person ishte arrestuar menjëherë por ai ka dhënë shumë pak informacion në polici.

Media gjermane e ka krahasuar sulmin mbi  Khangoshvili në përpjekje për të vrarë ish agjentin rus Sergei Skripal dhe të bijën në Britani vitin e kaluar.

Grindjet diplomatike erdhën në një periudhë të vështirë mes dy vendeve, pesë ditë para samitit kryesor mbi Ukrainën ku do të bashkohen liderët nga Gjermania, Rusia, Franca dhe Ukraina.

Veritas.com.al/