Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
Si pasojë, raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi, Petrit Vuksani, rreth 48 -vjeç.
Ngjarja e ka ndodhur në lagjen “Tom Kola”, pranë varrezave katolike. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se autori e ka vrarë në shtëpinë e tij viktimën.
“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit“, thuhet në njoftimin e policisë…
Policia ka identifikuar dhe është në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjes e 51 vjeçarit, Petrit Vuksani në Shkodër.
Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Lekë Vuksani, i cili është dhe kushëri me viktimën.
Gazetari Simon Shkreli raporton në ABC News se 51 vjeçari nuk është i njohur si një person problematik, duke bërë që ngjarja të ketë tronditur banorët dhe fqinjët e viktimës.