Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbërritur në Texas si pjesë e vizitës në dy qytete të tramautizuara nga breshëritë në masë që morën 31 jetë.

Qytetar hispanikë ishin vënë si objektivë i krimeve të fundit për shkak të urrejtjes nga një njeri i armatosur në El Paso i cili qëlloi dhe la të vdekur 22 persona ditën e Shtune.

Zoti Trump erdhi në Texas nga Dayton, Ohio, ku kishte vizituar një spital për të takuar të mbijetuarit nga të shtënat ku nëntë prej tyre humbën jetën.

Presidenti Trump tha para se të linte Uashingtonin se ishte i shqetësuar rreth “rritjes së çdo grupimi urrejtjeje… qoftë edhe supremacisë së bardhë”, ose “çdo supremacie tjetër.

Por anëtarja Demokrate e Kongresit e cila përfaqëson El Paso-n, Veronica Escobar, ka refuzuar që ta takojë presidentin, duke thënë se “ veprimet dhe fjalët e tij të urrejtjes kanë shkaktuar dhimbje në komunitet”.

VERITAS.COM.AL