Vritet me breshëri kallashnikovi një person në Vlorë! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike pak minuta më parë.

Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i veshur me të zeza, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar shumë pranë një lokali.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Arrestohet autori që ka vrarë me breshëri kallashnikovi një person pak më parë në Vlorë. Ai është identifikuar nga dëshmitarët.

Vijon…