Para pak kohe, dy kryeministrat, Rama dhe Vucic janë ulur në panelin e “Forumit për Siguri në Beograd.
Vucic foli për akuzat që i bëhen në Beograd si “pro gjerman”. I thonë se “çfarë do të bësh ti pasi Merkel të humbë zgjedhjet?!”.
Rama tentoi të bëjë batutë, si në fshatrat Shqipërisë kur mbledh rrotull fermerët. I tha homologut serb:
Merkel nuk i humb zgjedhjet në Gjermani. Kurse Tramp do t’i humbë zgjedhjet në Amerikë.
Rama iu përmbajt një fjale që qarkullon alias “indo kafe” se Tramp është i lidhur me Serbinë.
Vucic ia priti shpejt:
E shikoni, ky po e di. Unë nuk e di rezultatin. Ky e di- tha me ironi për Ramën.
Ky ishte fillimi i takimit të kryeministrave për Sigurinë në Beograd. Pasi “shqipëria është siguruar”, Forumi i Sigurisë thërret kryeministrin në Beograd… Kjo është ironi e Veritas.