“Nuk besoj se kemi mundësi t’i zbatojmë idetë e mia për Kosovën. Keni dëgjuar cka ka thënë Merkel, çka thonë shqiptarët” ka thënë Vuçiq.
Ne fjalimin e tij te Liqeni i Gazivodës i cili sipas tij është i rëndësishëm për serbët dhe shqiptarët, Aleksander Vuçiq ka thënë se idetë e tij për Kosovën po pengohen nga Kancelarja Angela Merkel.
“Nuk besoj se kemi mundësi t’i zbatojmë idetë e mia për Kosovën. Keni dëgjuar cka ka thënë Merkel, çka thonë shqiptarët” ka thënë Vuçiq.
Vuciq ka thënë se nuk mund t’ia ndryshojë qëndrimin e Merkelit për të mos ndryshuar kufijtë ndërkaq ka thënë se disa kësaj ideje i janë gëzuar.
“Fuqia ime në krahasim me Merkel është minimale. Ajo është liderja më e madhe europiane. Nëse ajo thotë ashtu, se kundershton idenë e ndryshimit të kufirit, ne këtë nuk mund ta ndryshojmë. E disa për këtë janë gëzuar”, ka shtuar ai.
Shefi i shtetit serb nuk ka komentuar se cilat janë planet e tij, por sigurisht fjala është që Veriu i Kosovës t’i takojë Serbisë. Këto komente Vuçiq i ka bërë pas pyetjeve për qëndrimet e Angela Merkel në Shkup ku ka folur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Vuçiq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, e gjatë ditës së sotme pritet që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.
Aleksander Vucic është Presidenti i parë i Serbisë që ka nisur të pranojë se Kosova është humbur. Vucic vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën.
Presidenti serb gjatë kohës së luftës ka qenë Ministër për Informim në Qeverinë e diktatorit Sllobodan Milloshevic, i cili kishte vrarë mijëra shqiptarë të Kosovës dhe kishte dëbuar një milion gra, pleq e fëmijë nga Kosova.
Vucic mbahet mend edhe për një deklaratë gjatë luftës në Bosnje kur kishte thënë se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak. (Sipas Express)
Veritas.com.al/