Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq vendosi kurorë me lule te vendi ku u vra Oliver Ivanoviqi.
Pas vizitës në manastirin Banjska ku dha porosi për paqe, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq vizitoi vendin ku u vra politikanë serb i Kosovës Oliver Ivanoviq.
Vuçiq vendosi një kurorë me lule te vendi i vrasjes së Ivanoviqit, duke nderuar me një minutë heshtje.
Ai gjatë nderimit bëri edhe shenjën e kryqit me duar, ndërsa nuk foli por u nis drejt eskortës së tij.
Gjatë vizitës Vuçiq do të takohet edhe me politikanët serbë në objektin e Fakultetit Teknik të Universitetit në Mitrovicën Veriore.
Vizita e Vuçiqit po përcillet ma masa të rrepta sigurie.
Veritas.com.al/