(FOTO: Julian Assange i WikiLeaks)

WIKILEAKS sapo përfundoi punën që kishte nisur pak muaj më parë. Hilary s’ka për t’i mbijetuar kësaj. Është shumë e rëndë. Sipas të përditshmes konservative,  Barack Hysein Obama dhe Hillary Clinton janë themeluesit e ISSIS-it.

Ne kemi prova përmes e-mail-ve dhe dokumenteve të nxjerra nga Wikileaks, por që media liberale refuzon t’i pasqyrojë.

Megjithatë ato janë të fokusuara ende në atë që Trump ka thënë 11 vjet më parë, sesa për atë se çfarë ka bërë Hilari tani.

Për shkak të patriotëve trima, siç është Julian Assange, na janë dhënë më shumë evidenca që Hilary është e lidhur me ISSIS-in, më shumë nga sa mendohej.

Një e-mail mes Clinton dhe John Podesta, tregon se Shërbimet sekrete perëndimore, shërbimi sekret amerikan dhe burimet në rajon akuzojnë Katarin dhe Arabinë Saudite që i po i japin ndihmë klandestine financiare dhe logjistike në favor të ISSIS dhe grupeve radikale Sunni në rajon.

Duke cituar nevojën për të “përdorur asetet tona diplomatike dhe shërbimet sekrete më shumë tradicionale”, siç i thotë Hilari Podestës ndërkohë që argumenton edhe zhvillimet e fundit në lindjen e mesme, ato shihen si “të rëndësishme për SHBA-në për arsye  që shpesh ndryshojnë nga një vend te tjetri.”

E çuditshme se si Clinton argumenton se Arabia Saudite dhe Katari po financojnë ISSIS-in ndërkohë që donatorët më të mëdhenj të saj vijnë nga këto dy vende.

Në një tjetër korrespondencë të vitit 2012, drejtori për marrëdhëniet me jashtë në fondacionin e Hillary, Amitabh Desai, organizon një takim me Bill Clinton për 5 minuta në shkëmbim të një milion dollarëve si “çek për ditëlindje.”

Në e-mail shkruhet se vende të vogla por të pasura që shtrihen në gadishullin e Katarit do të “mirëprisnin sugjerime [nga fondacioni i Hilary] për të investuar në Haiti, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi”.  Desai shton se ndërkohë që Katari kishte alokuar më të shumtën e 20 milion dollarëve të tyre, ata do të ishin të lumtur për të marrë parasysh projektet që do t’i sugjeronim.”

Ne tani shikojmë dy shembuj më shumë të akteve korruptive të Hilarit me vende që financojnë ISSIS-n.

Për ata të cilët nuk i shikojnë lidhjet,  po i bëjmë gjërat më të thjeshta për të treguar se si funksionoi kjo gjë për Hilarin.

Hilari, si sekretare e shtetit, do t’u shiste vendeve terroriste sasi të mëdha armësh vetëm pasi ata të kishin bërë një donacion shumë zemërgjerë te fondacioni i saj. Këto armë, të ofruara nga Hillary dhe Departamenti i Shtetit, filtroheshin më poshtë nga Arabia Saudite, Katari, Libia etj. për të krijuar, furnizuar dhe për të përkrahur grupet terroriste.

Saktësisht në këtë mënyrë u krijua ISSIS-i. Por në vend që t’i hidhte në erë ata, HilarY dhe Obama vendosën t’i linin në punën e tyre. Pse? Sepse duke qenë Issis-i në Lindjen e Mesme do t’i lejonte makinës Obama\Clinton të bënte miliona si përfitim personal nga këto vende, në një cikël të vazhdueshëm shitjesh armësh.

Ata po zgjedhin përfitimin personal para asgjesimit të grupeve terroriste. Pse nuk e arrestuan Hilarin për të gjitha këto krime? FBI –ja do të arrestonte për një minutë nëse do të predikoje në Facebook për Allhun dhe ISSIS-in. jithashtu tregon shumë edhe mënyra se si ata po përpiqen për t’ia mbyllur gojën Julian Asange.

/Veritas.com.al/