Julian Assange eshte transferuar në repartin spitalor të burgut te Belmarsh në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai është i burgosur që nga muaji i kaluar. Lajmi është dhene nga WikiLeaks,qe ka shprehur shqetësimin për shëndetin e tij

Francesco Curridori/

Julian Assange është transferuar në repartin spitalor të burgut te Belmarsh në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai është i burgosur që nga muaji i kaluar.

Lajmi është dhënë nga WikiLeaks, qe ka shprehur shqetësimin për kushtet shëndetësore të gazetarit australian.

“Shëndeti i Assange ishte përkeqësuar më shumë pas shtatë vjetësh te kaluara në ambasadën Ekuadoriane, në kushte të papërputhshme me të drejtat themelore të njeriut.

Në shtatë javët në Belmarsh, shëndeti i tij vazhdoi të përkeqësohej dhe ka humbur peshë në mënyrë dramatike. Vendimi i autoritetit të burgjeve për ta transferuar atë në repartin e spitalit flet vete “, theksohet ne deklaratën e organizatës që ai vete e ka themeluar. Avokati i Assange Gareth Peirce ka shpjeguar për gjykatësen Emma Arbuthnot se klienti i tij ishte “shumë i sëmurë” për t’u paraqitur ne video konferencën në seancën e këtij mëngjesi për të vlerësuar ekstradimin e tij të mundshëm në Shtetet e Bashkuara. Sot ishte seanca e parë që nga 2 maji, kur drejtësia amerikane paraqiti kërkesën për ekstradim.

Seanca është caktuar për në 12 qershor dhe sipas njoftimit të gjyqtares mund të mbahet në burgun e Belmarshit ku Assange është burgosur që nga data 11 prill, ditën kur u dëbua nga ambasada ekuadoriane.

Assange po vuan dënimin prej 50 javësh burg për shkeljen e kushteve të provës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara ai përballet me një dënim deri në 5 vjet për krime kompjuterike. Nëse ai akuzohet për spiunazh, megjithatë dënimi mund të jetë më i rëndë.

Themeluesi i WikiLeaks jetoi për shtatë vjet si një refugjat politik në ambasadën ekuadoriane në Londër për t’i shpëtuar akuzës për përdhunim që erdhi nga Suedia dhe për të cilën ishte kërkuar ekstradimi. Krimi për të cilin ai është aktualisht në burgjet britanike është shkelja e lirisë së kushtëzuar në vitin 2012.

Dënimi i tij do të jetë 50 ditë, por ekstradimi në Shtetet e Bashkuara, ashtu siç është parashikuar, mund të jetë fatal për të.

Veritas.com.al/