Presidenti Donald Trump shpërtheu në sulme kundër Iranit dhe Izraelit, para nisjes për në Samitin e NATO-s, duke akuzuar dy shtetet se “nuk e dinë çfarë ***** po bëjnë”.

“Janë dy shtete që po luftojnë prej kaq shumë kohe dhe aq fort, saqë nuk e dinë se çfarë ***** po bëjnë”, tha Trump, raporton A2 CNN.

Trump kritikoi të dyja palët, por rezervoi dënimin më të ashpër për Izraelin, për të cilin tha se “shkarkoi gjithçka mbi Iranin sapo bëmë marrëveshjen”.

Presidenti theksoi se nuk beson se armëpushimi është prishur përfundimisht. Por tha se është veçanërisht i pakënaqur me Izraelin, që sipas tij e theu menjëherë marrëveshjen.

“Izraeli, sapo bëmë marrëveshjen, doli dhe hodhi një breshëri bombash si kurrë më parë, ishte ngarkesa më e madhe që kemi parë ndonjëherë. Ngarkesa më e madhe që kemi parë”.

“Nuk jam i kënaqur me Izraelin. E dini, kur unë them, ‘OK, tani keni 12 orë’, nuk është që në orën e parë del dhe hedh gjithçka që ke. Kështu që nuk jam i kënaqur me ta. Nuk jam i kënaqur as me Iranin”, shtoi ai.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *