Federata Shqiptare e Futbollit e ka konfirmuar se yjet e futbollit të Shqipërisë, Greqisë dhe Turqisë do të luajnë në “Air Albania Stadium”.
Ndeshja do të luhet me 10 janar, ndërsa qëllimi i saj është për të mbledhur fonde për të ndërtuar disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë.
“Një organizimin madhështor do të zhvillohet, teksa në vendin tonë, më 10 janar, do të luhet një miqësore me pjesëmarrjen e veteranëve të Kombëtares shqiptare, atyre të Italisë kampione bote në 2006-ën, veteranëve të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë së artë, që triumfoi në “Euro 2004”.
Të ardhurat nga shitja e biletave në “Air Albania Stadium” do të shkojnë në ndihmë të banborëve që janë prekur nga dëmtimet që shkaktoi tërmeti.”-njofton FSHF.
Veritas.com.al/