Nga: Associated Press

NJU JORK (AP) – Një përfaqësues i Demi Lovatos thotë se ajo është e zgjuar dhe po e merr veten me familjen e saj pasi këngëtarja e popit u shtrua ne spital të martën për një mbidozë.

“Demi është e zgjuar dhe është me familjen e saj që duan të shprehin falënderime për të gjithë për dashurinë, lutjet dhe mbështetjen”, tha përfaqësuesi i Lovatos në një deklaratë të martën mbrëma. “Disa nga informacionet që raportohen janë të pasakta dhe ata kërkojnë me respekt për privatësi dhe jo spekulime, sepse shëndeti i saj dhe shërimi janë gjëja më e rëndësishme tani”.

Deklarata nuk dha ndonjë hollësi për shkakun që çoi në shtrimin ne spital  te këngëtares.

Zyrtarët e emergjencës konfirmuan se ata transportuan një grua 25-vjeçare që jeton në bllokun e Demi Lovatos në spital pas marrjes së një thirrjeje në orën 11:22 të mëngjesit të së martës

TMZ ishte e para që raportonte se Lovato ishte shtruar në spital për një mbidozë të drogës, bazuar në burimet e saj, dhe degët e tjera duke përfshirë revistën People gjithashtu raportuan shtrimin e saj ne spital bazuar në burime.

Lovato ka treguar në një këngë të re të lëshuar muajin e kaluar që ajo ra përsëri pas gjashtë vitesh të te qenit esëll. Në këngën “Sober”, ajo këndon vargjet: “Mama, më vjen kaq keq që nuk jam më esëll / Dhe babi te lutem më fal për pijet e derdhura në dysheme”.

Në dokumentarin e saj lëshuar në YouTube vitin e kaluar të quajtur “Demi Lovato, Thjesht e komplikuar”, ajo haptazi diskuton për përdorimin e saj të kokainës dhe betejat me alkoolin.

‘Fox’ tha se do të tërheqë episodin e saj të “Beat Shazam” me Lovaton, i cili do të transmetohej natën e së martës.

“Ne kemi vendosur të zëvendësojmë episodin e Beat Shazam me një episod të ri. Mendimet tona shkojnë tek Demi dhe familja e saj,” tha rrjeti.

Lovato ishte planifikuar të performonte në Atlantic City të enjten.

Ekipet e lajmeve janë mbledhur jashtë shtëpisë së Lovatos në Hollywood Hills, ku jane pare automjete të hyjnë dhe të dalin të martën pasdite. Pasagjeret e tyre nuk u ndalën të flasin me gazetarët.

Siti #PrayForDemi ka shkruar ne Twitter dhe shume persona të famshëm kanë postuar fjale mbështetëse të martën, duke përfshirë Missy Elliott, Ariana Grande, Brad Paisley, Kesha, Bebe Rexha, Meghan Trainor, Maren Morris, Kehlani dhe grupi elektronik britanik Clean Bandit, ku kënga e tij “Solo” karakterizon Lovaton.

Ellen DeGeneres ka shkruar në Twitter se “mu këput shpirti qe ajo po kalon këtë. Ajo është një dritë në këtë botë dhe unë jam duke i dërguar dashurinë time asaj dhe familjes”.

Këngëtarja-aktore, e cila hyri në rehabilitim në 2010, luftoi me një çrregullim të ngrënies, vetë-gjymtimin dhe çështje të tjera. Ajo ka folur për betejat e saj me drogat dhe alkoolin gjatë viteve, dhe ajo është bërë një model për gratë dhe burrat e rinj që janë përballur me çështjet e tyre.

Lovato, e cila ishte një aktore femije në serinë televizive “Barney & Friends”,u fut në skenë si një adoleshente në filmin e Disney Channel “Camp Rock” dhe serinë e rrjetit “Sonny with a Chance”. Ajo vazhdoi të bëhet një yll me shumë disqe platini, duke lancuar hitin e  Top 10 si “Sorry Sorry”, “Skyscraper”, “Heart attack”. Albumi i saj i vitit 2015, “Confident”, fitoi një cmim Grammy për albumin vokal më të mirë të këngës pop.

Veritas.com.al/