Amerika foli, non grata nuk hiqet dhe Sali Berisha duhet të heq dorë nga përpjekjet për të zaptuar kolltukun e kryetarit, ose do të çojë edhe PD-në në ferr me veten.

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar peticionin e udhëhequr nga besnikët e Berishës kundër saj, me pretekstin se duhet t’i përmbahet statusit diplomatik pasi po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

Për “Open”, Kim ia ka bërë të qartë Berishës se ka ardhur në Shqipëri me objektiva të qarta dhe se kërkesa e llogarisë kundrejt personave të përfshirë në korrupsion është pjesë e punës së saj. “Unë nuk e sajoj vetë përshkrimin e punës time”- tha Kim.

Në kundërpërgjigje të etiketimeve të shumëllojshme, mes së cilave edhe “guvernatorja e Tiranës”, diplomatja e Uashingtonit paralajmëron Plakun “non grata” të ketë kujdes me termat, pasi ka “një numër objektivash specifike” që duhet “të arrijë si përfaqësuese e SHBA” në Shqipëri dhe ajo është “një nëpunëse publike e përkushtua.

Mendoj që njerëzit në një demokraci kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre. Ndonjëherë bazohen në fakte, ndonjëherë jo, por pavarësisht kësaj, kanë të drejtën absolute ta shprehin. Kështu që respektoj pikëpamjet që shprehen. Do të them këtë – mendoj se ndonjëherë ka një keqkuptim se cili është roli i ambasadores amerikane, apo veprimet e ndërmarra nga ambasadorja amerikane. Unë nuk veproj mbi baza personale. E dini, nuk jam me pushime këtu. Unë përfaqësoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe flas në emër të Shteteve të Bashkuara. Mendoj që Sekretari i Shtetit, Presidenti kanë qenë shumë të qartë për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe, në fakt, qershorin e kaluar, Presidenti Biden nxori një deklaratë që shprehej se lufta kundër korrupsionit është interes i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ndaj, të mos gabojë kush, do të vazhdojmë t’iu kërkojmë llogari atyre që janë përfshirë në korrupsion. Çështja tjetër është kjo, nëse është pjesë e kufirit tim diplomatik këtu. Patjetër që është. Unë nuk e sajoj vetë përshkrimin e punës time. Unë kam një numër objektivash specifike që më kërkohet të arrij, si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe unë jam një nëpunëse publike e përkushtuar. Do të vazhdoj ta bëj punën time sipas udhëzimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara”- shprehet Kim.

Po ashtu, kryediplomatja amerikane ka një mesazh edhe për Sali Berishën: Nëse nuk hap rrugën, çon në ferr edhe PD-në me vete.

“Qëndrimi i SHBA është shumë i qartë. Do të ishte fatkeqësi nëse nuk do të kishim marrëdhënie të mira me një parti që kemi pasur marrëdhënie për një kohë të gjatë”– deklaroi Kim.