Ambasadorja amerikane Yuri Kim rikthehet për të dytën herë brenda vitit në Bajram Curri të Tropojës.
Kjo vizitë sipas saj vjen si një premtim i mbajtur se ajo do ta hante atje Darkën e Falenderimeve,
“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve”.
Kim thotë se ishte shumë e bukur përballja me fytyra të njohura nga vizita e parë por gjithashtu edhe bërja e miqve të rinj.
“Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empoëers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our Ëorld @gloë_club_tropoje . SHBA është krenare që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe SHBA” shton ajo.
Mes rreshtave ajo ka dhe një mesazh të koduar që si duket e lidh me aktualitetin politik dhe vetë zotin Berisha.
“Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”