Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, pas 9 orë të tjera negociatash për Reformën Zgjedhore, deklaroi para mediave se është bërë progres i jashtëzakonshëm, duke i dhënë “merita të veçanta” partisë në pushtet.

“Sot jemi takuar për 9 orë të tjera dhe kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë kaq të rëndësishme, çdo palë duhet të japë. Çdo palë dha dhe i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Partia në pushtet ka avantazhet e veta dhe duhet të jepte më shumë, prandaj e përgëzoj atë. Kemi një marrëveshje shumë të mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosë vendin drejt anëtarësimit në BE”, tha Kim.

Më tej, kryediplomatja amerikane pati një thirrje për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha: “Ka ardhur koha për mikun tim Luli Basha që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thotë PO për popullin shqiptar dhe të thotë PO për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën e tij dhe e ardhmja është në duart e tij”.

VERITAS.COM.AL