Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama kanë ndarë së bashku sot një udhëtim me anije, në brigjet e Adriatikut, në kuadër të nisjes së stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender Europe 2021”.
Siç shihet dhe në videon e shpërndarë nga vetë Rama në rrjetet sociale, Kim dhe kryeministri shqiptar duken shumë të afërt mes tyre, ku nuk mungojnë të qeshurat, bisedat dhe diskutimet e vazhdueshme në prani të njëri tjetrit.
Përveç Ramës dhe Kim, në anije janë dhe disa prej ushtarakëve amerikanë, si dhe ministra të qeverisë Rama, si Çuçi apo Xhaçka. Në Durrës gjatë ditës së sotme ishte dhe presidenti i vendit Ilir Meta, i cili ka qenë në një varkë me Gramoz Ruçin.
Rastësisht apo jo, organozatorët e takimit kishin vendosur që personat që ishin ulur në anën e majtë të anijes dhe ata në anën e djathtë të lundronin me anije të ndryshme, duke shmangur dhe një takim mes ambasadores amerikane dhe presidentit Meta.
Të dy ata u përfshinë në debate të forta mes tyre pak ditë përpara zgjedhjeve, ku Meta akuzoi ambasadoren se po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë, e madje e kishte kërcënuar atë përmes telefonatave.