Ambasadorja amerikane Yuri Kim këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Gazetarja Xhensila Kodra, Raporton për ABC News se takimi ka zgjatur pak minuta dhe mësohet se në këtë takim është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes institucioneve.
Gjithashtu në thelb të këtij takimi ka qenë dhe diskutimi për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë.
Ndërkohë detaje të mëtejshme të takimit pritet të bëhen publike nga vetë ambasada amerikane./