Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Kingji.

Në një postim në Twitter, Kim thekson se pati një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik, për të forcuar bashkëpunimin në Mbrojtje.

“Faleminderit kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefi i Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje. 2022 shënon vitin e pranisë së parë të qëndrueshme ushtarake në Shqipëri.

Ne mezi presim të punojmë ngushtë me të në 2023 për të siguruar që mbështetja për trajnime dhe pajisje plotëson nevojat, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s. Gjithashtu mezi presim “DefenderEurope2023”. Jemi krenarë që jemi gjithmonë krah për krah”, shkruan Kim.