Mediat italiane kanë raportuar se në brigjet Italiane të Montesilvano, papritur janë shfaqur pako me lëndë narkotike.

Ato thonë se lënda narkotike është nga Shqipëria dhe se mund të jetë hedhur në det nga trafikantë që kanë tentuar t’i shpëtojnë ndjekjes së policisë.

Droga e paketuar dhe e hedhur nga dallgët e detit në breg (shih foton), është mbledhur; sipas Policisë sasia e drogës i kalon të 100 kg., dhe vlera e saj kap shifrën 350,000 euro.

Veritas.com.al/