Dosjet e fundit të FBI kanë detajuar fjalimet e mbajtura nga kampioni i boksit në peshat e rënda Muhamet Ali në xhamitë amerikane në vitet 1960 e tregojnë atë ndryshe nga ç’e njihte, më shumë racist dhe më shumë radikal se sa e njohin. Muhamed Ali, ose i njohur ndryshe si ‘Cassius Marcellus Clay Jr’ lindi në vitin 1942 dhe vdiq në qershor 2016. Ai ishte një boksier profesionist amerikan, një nga ikonat botërore të sportit në shekullin 20. Ali është i njohur si figurë frymëzuese, kontraversale dhe polarizuese si brenda në ring edhe jashtë tij- njëkohësisht.
Fjalimet tregojnë tiparet e tij duke i quajtur të bardhët si ‘kërnaca’ dhe ‘djaj të bardhë’ dhe duke iu thënë se të zinjtë duhet të jetojnë ndarë nga të bardhët.
Fjalimet, të cilat u shpërndanë pas Aktit të Lirisë së Informimit, e zbulojnë Aliun se kishte pikëpamje më radikale rreth racave se sa ka paraqitur në publik.
Dosjet e FBI e tregojnë Mohamed Aliun se duke folur para turmave në xhaminë amerikane se më parë preferon ‘të vdesë’ ose të burgoset, para se të shkojë në ushtrinë amerikane. Në një fjalim tjetër të mbajtur në xhaminë e Clevelande, Aliu tha se flamuri Amerikan “përfaqëson vdekjen dhe shkatërrimin”, ndërsa i ashtuquajturi ‘flamur Mysliman’ përfaqëson “jetë dhe përparim, drejtësi për të gjithë njerëzit me ngjyrë”.
/Veritas.com.al/