Shpikësi danez, Peter Madsen është dënuar me burgim përjetë pa kusht për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall në nëndetësen e tij.

Prokurorët thanë se Madsen kishte planifikuar vrasjene  zonjës Wall, 30 vjeç, ose duke e mbytur, ose duke i prerë fytin.

Copat e trupit të gazetares u gjetën në det në 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi ajo kishte intervistuar të zotin e nëndetëses që e kishte ndërtuar vetë.

Ai u dënua të mërkurën në gjykatën e Copenhagen.

Zonja Wall po kërkonte mbi një histori rreth aventurës së Madsen dhe ishte parë për herë të fundit në mbrëmjen e 10 Gushtit teksa po dilte bashkë me të në nëndetësen e ndërtuar prej tij, 4o tonesh, UC3 Nautilus.

I dashuri i saj ngriti alarmin ditën tjetër pas ngjarjes kur gazetarja nuk u kthye nga udhëtimi. Madsen kishte shpëtuar nga mbytja kur nëndetësja e tij u mbyt disa ditë më vonë.

Policia beson se ai vetë se ai e ka mbytur anijen me qëllim.

Veritas.com.al/