Qeveria britanike po përballohet me akuza për dështimin e saj që të prezantojë interesat kombëtare të vendit, ndërsa është zbuluar gjatë gjithë natës se një sulm kibernetik është kryer kundër e-maileve të parlamentit. Fillimisht u akuzua Rusia, por zbulohet aktualisht se kjo ka ardhur nga regjimi i Iranit- shkruan Breitbart News.
Rreth 9,000 E-maile të parlamentit u prekën nga dëmtime. Në të njëjtën kohë dolën lajme brenda ditës se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dyfishoi mbështetjen ndaj marrëveshjes me Iranin që presidneti Donald Trump refuzoi ta certifikojë.
Sulmi “me forcë të ashpër”, që u raportua gjatë natës nga ‘The Times’, besohet s epërfshin edhe e-mailet e zyrës së Theresa May, gjithashtu edhe të anëtarëve të Kabinetit.
Në të njëjtën kohë, qeveria Britanike përkrah partnerëve të BE, kundërshtoi vendimet e presidentit Trump për të mos certifikuar marrëveshjene Obamës me Iranin.
Menjëherë pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara deklaroi se mund të mos dhe nuk do të “bëjë këtë certifikim”, burimet nga BE dhe UK nisën të tjerrin operacionet në favor të Iranit.
Megjithatë, brenda pak orëve, qeveria e zonjës May u ndje në pozitë të vështirë kur u bë e qartë se ishte vërtet Irani dhe jo Rusia përgjegjës për sulmin madhor kibernetik mbi Parlamnetin e Mbretërisë së Bashkuar në fillim të këtij viti.
Veritas.com.al/