Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia nuk do të ndalojë në agresionin e saj.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, pas përfundimit të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, Zelensky u shpreh se vendet e Ballkanit duhet të jenë bashkë për t’i bërë ballë Rusisë.

Sipas Zelenskyt, nëse Rusisë do i jepet mundësia për destabilizim, do ta shfrytëzojë.

“Fakti që gjendemi këtu sot, në një tryezë të gjithë së bashku, kemi shembull historik të marrëdhënieve të ndryshme. Kemi ardhur dhe jemi bërë së bashku. Është një mënyrë për t’u mbrojtur. Nuk është këshillë, mendoj se ajo që po ndodh tani, është shembulli i duhur. Ndoshta nuk është e thjeshtë për ata që janë ulur në tryezë, por për shoqërinë që udhëheqin. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkim, shtetet e Ballkanit duhet të jetë së bashku. Rusia do të bëjë diçka për destabilizimin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza, por të forcojmë Ukrainën, sepse Rusia nuk do të ndalet. Rusia do të destabilizojë më tej, nëse do të ketë pauza. Do të përdorë taktika të tjera, do të përpiqet të ndikojë në vende të vogla. Vendet baltike janë nën kërrcënim, moldavia, shtetet e Ballkanit”, theksoi ai./