Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mesditën e kësaj të premte ka qenë në Shkodër, ku është takuar me kryebashkiakun e ri të zgjedhur, ku ka këshilluar për qëndrimin që ai duhet të bëjë në momentin që do të marrë detyrën.
Rama në një takim me Benet Becin e ka këshilluar që të punojë fort në mënyrë që të fitojë besimin e shkodranëve me zemër se është shumë e vështirë se zemra e tyre është e djathtë si vetë Beneti.
Ndër të tjera ai është ka theksuar se fitorja e parë është e vështirë por puna që ai do të bëjë dhe besimi që mund të krijojë është më e rëndësishme për të sfiduar veten nëse mundet apo jo të marrë një tjetër fitore.
“Nuk e di çfarë ka bërë por do të kesh presion të madh duhet që ta mbash atë, duhet të bësh një bashki për të gjithë qytetarët e Shkodrës nëse do që të mbështesin siç të mbështetën sepse një herë mund të fitosh, por të përsërisësh fitoren është e vështirë. Një gjë duhet që të dish nga unë, se sa herë që kam ardhur këtu duke kërkuar vota kam ngrënë shpulla. Këtë herë të kanë fituar me mendje jo me zemër, zemrën nuk ta japin se e kanë djathtas si puna jote, por tua marrësh e tua vendosësh në qendër. Në fushatë që ti e konsidero pjesën më të vështirë është më e lehtë në zyrë është më e vështirë, janë vendimet që të takojnë ty dhe të marrësh vendimet e duhura duhet që të dish të thuash jo”, është shprehur ai. /abcnews.al