Prej dy ditësh pritet me interes zgjedhja e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, aq më tepër pse në prag të zgjedhjeve u tërhoq nga gara kryetari në detyrë, Skënder Bruçaj.

Zgjedhjet u monitoruan me kujdes nga OSBE dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Në fund të garës, fitues doli kandidati Bujar Spahiu.

Bujar Spahiu mbante më parë postin e nënkryetarit të KMSH dhe u zgjodh sot në krye të këtij institucioni me 59 vota.

Në garë ishin myftiu i Tiranës Ylli Gurra që mori 26 vota dhe myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku, i cili mori 2 vota.

Bujar Spahiu është kryetari i 10 i komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa u shpreh pas fitores se ndihet i nderuar, por edhe i vendosur para sfidave.

“Më keni nderuar e më keni vënë përpara vështirësisë. I lutem Zotit të jem i drejtë në këtë detyrë të vështirë. Lutuni Zotit që të ma bëjë më të lehtë këtë barrë. KMSH  në lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve”- tha ai.

Veritas.com.al/