Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi këtë të martë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj të bashkive.

Në fjalën e tij Celibashki është shprehur se janë dërguar për hetim më të thelluar 10 kandidatë për kryebashkiakë dhe 28 për anëtarë këshilli.

“Janë 38 kandidatë të cilët komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në atë që kanë deklaruar këto kandidatë dhe nga indiciet e marra nga parti të caktuara kemi kërkuar hetim të thelluar prej prokurorisë. Janë 10 kandidatë nga 144 në total që janë dërguar për hetim të thelluar. Kandidatët janë të Bashkisë, Kuçovë, Mallakastër, Krujë, Devoll, Vau Dejës, Shijak, Himarë, Kukës, Has, Devoll, dhe janë 28 kandidatë për anëtarë këshilli bashkiak 23 763 në total që janë dërguar për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që ka KQZ i ka bërë publik formularët e kandidatëve dhe i ka bërë publik. Për hetim të thelluar janë dërguar anëtarët për keshill bashkiak në, Mirditë, Shijak, Pukë, Gramsh, Kuçovë, Tiranë, Shkodër, Kuçovë, Bulqizë, Dibër, Fushë Arrës, Vlorë”, ka thënë Celibashi”, ka thënë Celibashi.

Ndër të tjera Celibashi në fjalën e tij para gazetarëve është shprehur se tashmë qytetarët që u ka skaduar apo u skadon karta e Identitetit deri më 14 maj, afati është zgjatur deri më 31 maj për të dhënë mundësinë të gjithëve që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Tashmë është bërë publike se vlefshmëria e letërnjoftimit është zgjatur dhe atyre që u ka skaduar apo skado deri më 14 maj, është zgjatur deri më 31 maj, kjo vetëm për ID-të, ndërsa pasaportat biometrike nuk kanë vlefshmëri pasi nuk ka efekt vendimi i shtetit shqiptar për vendet e tjera.  Votuesit duhet që të shikojnë vendvotimet e tyre dhe këtë mund ta bëjnë përmes aplikacionit të KQZ-së”, ka thënë Celibashi.