ROME (Reuters) – Euro ndodhet në situatën që duhet t’i bëjë bisht plumbit nëse Italia do të krijonte qeveri euroskeptike, e cila dështoi në fundin e javës së kaluar. Një qeveri euroskeptike në Itali do të ishte breshëri plumbash mbi monedhën e vetme të Europës.

Ditën e diele, presidenti Italian kundërshtoi emërimin e një ministri euroskeptik, Paolo Savona, si ministër i ekonomisë i ardhur nga partie djathtë ‘League’ dhe nga Lëvizja anti- establishment ‘Pesë Yjet’, pikërisht për arsyen se Savona kohët e fundit kishte thënë se Italia duhet ta lërë eurozonën

Por gtani të dy partitë që ishin rivale në votimet e Marsit, po peshojnë mundësitë që të bashkojnë kapacitetet drejt zgjedhjeve të reja që shihen si të mundshme në vjeshtë të këtij viti ose në fillim të vitit që vjen.

“Zgjedhjet e pritshme nuk do të jenë zgjedhje politike, por në fakt do të jenë një referendum real … mes asaj se kush e do Italinë që të jetë një vend i lirë dhe kush e do që të jetë një shtet servil dhe i skllavëruar”, tha lideri i ‘League, Matteo Salvini, ditën e Hënë.

“Sot Italia nuk është e lirë; ajo është e okupuar financiarisht nga Gjermanët, Francezët dhe eurokratët”., tha ai.

 

Veritas.com.al/