( FOTO: Kamionë të mbushur me rërë rrrethojnë Kullën Trump në NYC për ta ruajtur nga akte terroriste)

Kulla Trump, të cilën Donald e quan edhe “shtëpi” edhe “punë”, po ruhet nga një linjë e gjatë kamionësh të mbushur plot me rërë… me qëllim që të mbrohet nga aktet terroriste.

Makinat e Departamentit Sanitar i NYC u shfaqen të Martën paradite, duke krijuar një barrierë që të minimizojë efektet e një akti terrorist me mjete eksplozive, thanë forcat e ruajtjes së ligjit.

Zëdhënësi i Departamentit të Sanitetit tha gjithashtu se kamionë të tillë janë vendosur  edhe në Hotel Peninsula, në Hotel Hilton dhe Qendrën Jevits; por me disa qëllime.

Gjithashtu ka një prezencë të lartë Policore jashtë kullës dhe Hotel Hilton në NYC- aty ku Donald ka planifikuar të festojë në rast fitoreje

/Veritas.com.al/