Nga Veritas.com.al/

Asnjë nga mediat, qoftë ato të shumtat që përkrahin Hillary Clinton, as ato në minorancë që qëndrojnë pranë Donald Trump, nuk kanë “rrëshqitur” akoma në nxitimin që do të ishte jo profesional, për të vënë gishtin mbi “fituesin”. As vetë New York Times, as Uashinton Post, as Politico, që janë manifestuar si “Watch dog” pranë pushtetit të Hillary-s.

Megjithatë, duke transmetuar gjatë gjithë kohës, pa pushim, sidomos mediat lokale në Amerikë, kanë krijuar një përshtypje se si u zhvillua Debati.

Në radhë të parë, interesimi i mediave se çfarë do të ndodhë “në qoftë se Trump humb zgjedhjet”, a do ta pranojë rezultatin? Vetë Donal Trump u përgjigj në Debat (megjithëse kjo nuk ishte një temë e parashikuar për debatin) se “do të flas në kohën e duhur”. Domethënë, njëri nga kandidatët presidencial nuk lëviz nga pozita e tij se “zgjedhjet mund të jenë manipuluar” para se të ndodhin.

Mediat tregojnë se Trump, duke pasur një shans të fortë që të shpjegojë pse duhet të jetë ky presidenti i ardhshëm, u vu në rolin e këtij posti. Atij iu desh të tregojë distancën nga akuzat që i kanë bërë me histori mbi “ngacmime seksuale”, dmth., të dëshmonte atë që tha Melania Trump se “ky që thoni ju nuk është burri që njoh unë”.

Trump iu desh ta verë veten në kandidatin- ndryshe, vetëm pak ditë pasi Televizioni Fox News argumentoi se “Hillary ka tetë vjet në Presidencë”, duke shtruar pyetjen “prapë të njëjtën gjë?”. Trump dhe Clinton u përpoqën të tregojnë në publik se cili mund ta “ndryshojë vendin për më mirë”.

Një vend të mirë zuri edhe debati mbi Gjykatën Supreme, mbi të drejtën për armë, mbi abortin dhe mbi emigracionin. Mes këtyre temave u manifestua tension dhe ndërprerje e fjalës së njëri tjetrit mes dy kandidatësh.

Trump e quajti Clinton “një gënjeshtare” dhe “grua e ligë”.

Ai tha se gratë që e akuzojnë për ngacmime seksuale ishin ose “në kërkim të vëmendjes”, ose “lolo të fushatës së Clinton”

Trump tha se media ka “helmuar mendjen” e publikut. Dhe, veçanërisht, ai refuzoi të thotë nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve në qoftë se humb.

Zonja Clinton, në minutat e saj, iu desh të mbrohej mbi çështje të nxehta si: Keqpërdorimi i Emaile-ve në qeverinë amerikane, mbi Fondacionin Clinton që është i përfolur si përfitues i fondeve publike dhe i influencës shtetërore si dhe mbi plot prova që po dalin nga postimet e WikiLeaks.

Diferencë që u vu re, se zonja Clinton, si mjeshtre e zyrave, mundi ta kthejë prapa temën që kishtre më për zemër dhe të merret me këtë; këtë e përdori si një strategji.

Sigurisht, amerikanët sot në mëngjes do të turren për te titujt kryesorë të gazetave, pro mund të gjejnë vetëm kaq: Që Trump nuk tha gjë nëse do ta pranojë ose jo rezultatin e zgjedhjeve “të manipuluara” siç ka thënë ai.

/Veritas.com.al/