Sipas votimeve të hershme, në North Carolina, Hillary Clinton qëndron mjaft mbrapa shifrave të rizgjedhjes së Obamës në vitin 2012.  Ndërsa Donald Trump është mjaft përpara se Mitt Romney- kandidati Republikan kur e fitoi këtë shtet në vitin 2012.

CNN raporton se më shumë se 1.3 milionë Demokratë votuan në votimet hershme në North Carolina, duke e krahasuar me shifrën 990, 000 Republikanë.

Ndërkohë votuesit e pavarur që i hodhën votat në votimet e hershme janë 810 000, numër që është  rritur me 42 për qind në krahasim me vitin 2012.

Por- siç thotë CNN,- demokratët dështuan që ta kthejnë faqen e tyre të vitit 2012.

/ Veritas.com.al/