Udhëheqësja e opozitës Bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya është larguar nga vendi dhe ka njoftuar se3 është” e sigurt” në Lituani, thotë ministri i saj i jashtëm, ndërsa trazirat vazhdojnë rreth sondazhit të diskutueshëm presidencial të së dielës.

Ekipi i fushatës së Znj Tikhanovskaya tha që ajo po shmangte protestat për shkak të “provokimeve të mundshme”.

Rezultatet e zgjedhjeve i dhanë Presidentit veteran Aleksandër Lukashenko 80%, por zonja Tikhanovskaya refuzoi t’i pranojë ato.

Mungesa e një kontrolli, pa asnjë vëzhgues të pranishëm, ka çuar në pretendime për mashtrim.

Zoti Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, i ka përshkruar mbështetësit e opozitës si “dele” të kontrolluara nga jashtë.

Të hënën në mbrëmje policia në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk, gjuajti plumba gome për të ndalur protestat, dhe zyrtarët thonë se një demonstrues vdiq kur një pajisje shpërthyese doli në duart e tij – fataliteti i parë i konfirmuar që prej fillimit të përleshjeve.

VERITAS.COM/AL