Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij në zgjedhje.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi fitoren si domethënëse dhe shprehu urimin që mandati i ri, i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albin Kurtin dhe partinë e tij, të kthehet në sukses dhe mbarësi për Kosovën.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar kryeministri Rama./
Komente