( Shkelzen Gashi dhe Albin Kurti)
Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi ka komentuar rezultatet e deritanishme të lëvizjes VetëVendosje ku sipas tij ajo u ndëshkua për udhëheqje jo të mirë të kryetarëve që kishte aktualisht.
Kandidatët për kryetar që rifituan sërish mandatin për të udhëhequr 5 komuna
Ai vijon të thotë se emancipimi që ka ndodhur në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit vijon por këto rezultate janë një shuplakë për VV-në.
“Vetëvendosje e ka marrë një shuplakë të mirë dhe të nxehtë, gjë që është shumë mirë. Është ndëshkuar në tri komuna ku ka qeverisur tepër keq sikur që është Prishtina për tetë vjet e degraduar dhe e shkatërruar, Mitrovica për katër vjet, Prizreni për katër vjet. Në këto tri komuna ku ka qeverisur është ndëshkuar. Në tri komuna ku s’ka nxjerrë kandidatë të mirë sikur që është Peja, Ferizaj dhe Gjakova. Ata që kanë udhëhequr në këto komuna i bie që kanë qeverisur mirë dhe partitë politike opozitare në nivel nacional kanë pasë kandidatë të mirë”,- ka deklaruar Gashi.
Gashi tha se rasti i Gjilanit është më interesanti dhe se nëse Vetëvendosje të vepronte njësoj edhe me komunat tjera do të ishte më e suksesshme.
“Nëse Vetëvendosje do të kishte kandidatë të mirë sikur në Gjilan do t’i kishte sfiduar edhe Pejën, Gjakovën dhe Ferizajn do të mund të kishte fitore”, ka thënë Gashi.